Kryetari i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, Fatmir Haxholli në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dërgimin e një letre të hapur Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së, Ilir Muçaj, ku Haxholli ka shfaqur shqetësimet dhe pritshmëritë e shoqatës lidhur me avancimin e proceseve profesionale dhe administrative brenda institucionit.
Haxholli tha është koha për një ndryshim në trajtimin më dinjitoz dhe siç u shpreh ai, më afirmativ të zyrtarëve të MPJD-së.
Ai gjithashtu u shpreh se a shqetësime për atë që vlerësohet si trajtim jo i barabrtë nga menaxhmenti.
“Kjo kërkesë e sotme ka dalur si rezultat i konsultimeve të vazhdueshme në kuadër të sindikatës, por edhe në përgjithësi në kuadër të MPJ-së. Mendoj që këto janë shqetësimet, pritjet e stafit në përgjithësi dhe është koha për një ndryshim në trajtimin më dinjitoz dhe më afirmativ të personelit, diplomatëve, zyrtarëve të MPJD-së”.
“Në momentin që stafi nuk ka ose nuk e ndjen që ka një trajtim të barabartë, nga ai moment mund të flasin që cënohen të drejtat, por edhe dinjiteti i diplomatëve dhe personit në përgjithësi. Ka shqetësime për atë që vlerësohet si trajtim jo i barabrtë, nga vendimarrja, nga menaxhmenti. Menaxhmenti përfshin gjithë hierarkinë institucionale”, u shpreh tutje Haxholli.