15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Haxhiut s’i duken ndërhyrje në drejtësi deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”, ka thënë se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

“Sa i përket çështjes së të asaj që thuhet në raport se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë janë ndërhyrje në drejtësi, Gzimi tha se është qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë , unë them qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, deklaratat të cilat ata i bëjnë kanë vetëm qëllimin që të ngrisin vigjilencën, llogaridhënien,  profesionalizimin, meritokracinë dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.

“Ne nuk ka asnjë rast që të thërrasim prokuror e gjyqtar në telefon për të ndërhyrë në një lëndë që gjyqtari apo prokurori t’i hapë sytë në ndonjë rast apo t’i mbyll në një tjetër. Kjo nuk ndodh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk mund të heshtim kur shohim ta zëmë që për raste të njëjta diku është dënimi më i madh diku është më i vogël”, tha ajo shkruan Betimi për drejtësi.

Tutje Haxhiu, tha se nuk ka dënime siç parashihen në Kodin Penal të Kosovë, andaj konsideron që qartazi nuk paraqesin ndikim në sistemin e drejtësisë deklarimet që bëjnë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit