3.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Haxhiu zotohet publikisht: Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias për Byronë shtetërore do të adresohen

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është zotuar publikisht në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 se do të kujdesen që rekomandimet e dhëna të Komisionit të Venecias për Byronë Shtetërore të Verifikimit të Pasurisë së Pajustifikueshme të adresohen në Komisionin për Legjislacion.

Haxhiu tha se si Ministri e Drejtësisë, nuk kanë të drejtë vote në Komisionin për Legjislacion, por do të kujdesen që këto rekomandime të adresohen.

“Zotohem edhe sot publikisht, që do të kujdesemi që secili prej rekomandivee që ka dhënë Komisioni i Venecias do të adresohet në Komisionin për Legjislacion. Ne si Ministri, nuk varet nga MD, sepse ne nuk kemi të drejt vote në Komsionin për Legjislacion”, tha Haxhiu.

“Një rekomandim të Venecias e shndërrojmë në amandament. Dhe nëse opozita njësoj e konsideron që është e rëndëisshme që të përfshihen të gjitha rekomandimet e Venecias, unë e kosndieroj që situata është jashtëzakonisht optimiste në kuptim të përfshirjes të secilit rekomandim të Komisionit të Venecias”, shtoi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit