3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Haxhiu: VV sa ishte në opozitë rrokullisnin kamionët me produkte serbe, tash i blejnë me buxhet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se Spitali i Mitrovicës është furnizuar me papuçe të prodhuara në Serbi, shkruan Scanner.

Haxhiu në një postim në Facebook, ka shkruar se Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë.

Sipas tij, fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi.
Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë.

Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.
Domosdoshmërisht shtrohet pyetja përse këto paisje nuk janë blerë në Kosovë, konkretisht në “Solid” të Suharekës, por në Serbi?!
Qeveritarët e sotëm sa ishin në opozitë i rrokullisnin kamionat me produkte serbe, ndërsa tani i blejnë ato nga buxheti i Kosovës.
Çfarë hipokrizie!
Mbi këtë kauzë fituan votë këta qeveritarë e që po del të ketë qenë farse dhe fallce, mashtrimi i radhës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=709526343874964&id=100044528135598&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit