Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku.
Ajo në Facebook ka publikuar një fotografi me familjarët e policit të vrarë nga sulmi terrorist i Serbisë në Banjska më 24 shtator.
“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku,” ka shkruar Haxhiu.