Home Lajme Haxhiu: Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur

Haxhiu: Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur

0
Haxhiu: Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, përmes një njoftimi në Facebook është shprehur se në Ministrinë e Shëndetësisë veprimet ligjore nuk kanë të ndalur.

Ai ka treguar se është anuluar konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së për arsye të shkeljeve ligjore.

Haxhiu është shprehur se njëjtë mund të anulohet edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, pasi këtë funksion mund ta ushtroj personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë pervojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore.

Deputeti ka shkruar se në konkursin e shpallur për këtë pozitë kërkesat e përgjithshme të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin.

Exit mobile version