Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses për masën e përkohshme ndaj dekretit është hap i rëndësishëm për mbrojtjen e rendit kushtetues

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Dekretit të presidnetes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e funksionimit kushtetues të institucioneve.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky vendim ndihmon në parandalimin e pasojave që mund të dëmtonin funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit.

Ajo theksoi se Kuvendi i Republikës përfaqëson drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve dhe se roli i tij në jetën demokratike të vendit është i pazëvendësueshëm.

“Kuvendi i Republikës përfaqëson drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve dhe roli i tij në jetën demokratike të vendit është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, vendimmarrja për institucionet nuk mund të jetë rezultat i veprimeve të njëanshme, por duhet të respektojë parimet e përfaqësimit demokratik.

Haxhiu shtoi se, për shkak të masës së vendosur nga Gjykata Kushtetuese, aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar, gjë që sipas saj ndikon në mundësinë e institucionit për të ushtruar funksionin e tij në shërbim të qytetarëve.

Në fund, ajo ka shprehur pritjen që brenda afatit të paralajmëruar Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar.

Të ngjashme

Të fundit