31.9 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të kuvendit

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur skeptike se Gjykata Kushtetuese do të mund të zgjidhë ngërçin institucional që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.

Ajo theksoi se kërkesa e dorëzuar nga AAK në Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi mungon një vendim të Kuvendit që do të mund të kontestohej.

“Nuk kam besim se Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi do të na japë rrugë për zgjidhje. Çështja është se nuk ka objekt”.

“Nuk ka një vendim të miratuar nga Kuvendi që të mund të konsiderohet si objekt i ankesës për Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu në RTK.

Sot ka dështuar për herë të 30-të që Lëvizja Vetëvendosje ta votojë komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së kuvendit, e që kandidate nga kjo parti është Albulena Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit