15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Haxhiu tregon se ka realizuar Exit-Poll për 7 komuna: Ende ka beteja

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se sot ka realizuar një exit poll për 7 komuna.

Gjatë një paraqitjeje për televizionin “T7”, ai ka bërë me dije se grupi i ekspertëve do të bëjë edhe një projeksion që parashikon sa mund të gabohet rezultati.

Sot në orën 19:01 do t’i kemi rezultatet në shtatë komuna, të cilat janë më kryesoret, nuk po e them në cilat as nuk dua që pastaj dikush si herën e kaluar që të ndërhyjë brutalisht në proces ose t’iu bëjë presion mbi anketuesit dhe do të jem i kujdesshëm që të gjitha gjërat t’i themi në 19:01”, ka thënë ai.

Haxhu nuk ka treguar se në cilat komuna e ka realizuar exit poll-in.

Nuk dua të them në cilat komuna ka ende betejë, por megjithatë është interesant se ku janë shtabet e orientuara dhe një betejë ekziston. Rezultatin e orës 16:00 e kemi, por projeksionin se si do të duket për dy respektivisht tri komuna mund ta themi rreth orës 17:30 atëherë i afrohemi rezultatit final. Edhe pse rezultati mund të jetë më i ngushtë, por s’besoj që do të ketë befasi në orën 16:00”, është shprehur ai.

Të ngjashme

Të fundit