8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haxhiu: Tre ministra u ndërruan në Shëndetësi, vetëm për pazare politike të VV-së

- Advertisement -
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhu, i cili po thuajse në çdo seancë të Kuvendit ngrit çështje që lidhen me sektorin e Shëndetësisë, po vlerëson se gjendja në QKKU kurrë nuk ka qenë me e keqe sesa në këto dy vitet e fundit, kur Vetëvendosje erdhi në pushtet.

Haxhiu ka treguar edhe të dhëna interesante, ku sipas tij për shkak të mungesës së materialit shpenzues në QKUK çdo ditë dështojnë 15 deri në 20 operacione.

Situatë kaotike e ka cilësuar gjendjen në QKUK.

Haxhiu ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se ata dy janë përgjegjës për këtë gjendje në shëndetësi, posaçërisht në QKUK.

Për Kurtin ka thënë se gjithçka nëse mund të ketë prioritet, veç sektorin e shëndetësisë nuk e ka , duke përmendur këtu edhe Komisionin Ekzekutiv që kishte themeluar Kurti, e i cili kryesonte atë Komision , në kohën sa nuk kishte ministër të Shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

“Qasja e kësaj qeverie nuk është prioritet shëndetësia, pra Qeveria Kurti nuk e ka prioritet shëndetësinë në asnjë rrethanë, pra nuk po dëshmohet. Një periudhë të shkurtër janë ndërruar tre ministra, jo për ta avancuar sistemin, por kryesisht për pazare politike. Një periudhë ka mbetur pozita e ministrit me U.D. sepse ishte për shkak të pazareve dhe grupacioneve të LVV-së dhe nuk kishte një emërim, u pa që të vjen Vitija për tre muaj dhe të kthehet për herën e tretë në MSH, por rezultatet janë zero, zero ligje të sjella nga Qeveria për sektorin e shëndetësisë, nuk kemi ligj për shëndetësi, nuk kemi ligj për sigurime shëndetësore, është refuzuar ligji i propozuar nga opozita, është refuzuar ligji për rregullimin e çmimeve të barnave që është propozuar nga opozita para 1 viti, dhe qytetarët kanë vazhduar të blejnë barna me çmime të shtrenjta. Kemi parë ankesa të ministrit të Shëndetësisë të cilat vet MSh i ka blerë më shtrenjtë barnat, s`je aty për tu ankuar, por për të implementuar dhe rregulluar çështjen, pra sillen të papërgjegjshëm deri kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr këtë sektor ose përmirësuar, sepse fjalët kanë qenë se do ta rregullojnë dhe do të bëjnë shumë më mirë, por vetëm brenda vitit 2022 , mbi 1 mijë profesionistë shëndetësore që e kanë braktisur sektorin publikë kanë ik në sektorin privatë ose jashtë vendit”, thotë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit