Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duket se qëndron larg me realitetin.
Në emisionin “Debat Plus”, ajo tha se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk ka folur me terroristin Milan Radojçiq në telefon.
Ajo tha se Smiqi sapo e ka lëshuar në “speaker” Radojçiqin, Kusari-Lila e ka larguar nga zyra, por kështu nuk duket në audio-incizime.
“Thirre tash në telefon Mimozën dhe të thotë se Radojçiqi është terrorist.”, tha Haxhiu ndër të tjera.
Realiteti është ndryshe. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar se ka pas bisedë me Radojçiqin për 2-3 minuta.