Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka refuzuar asnjëherë ftesën për intervistim nga Prokuroria Speciale.
Në konferencë për media, Haxhiu ka thënë se çështja e vetme në këtë rast është lokacioni.
“Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën për të dhënë dëshminë e tij. Kryeministri i ka ftuar prokurorët të vijnë në ZKM të jap dëshminë e tij, por Prokuroria siç duket nuk ka vullnet për të marrë dëshminë e Kurtit. Unë nuk e di si u është drejtuar Gjykatës, por një gjë e di se Kurti është shprehur i gatshëm të jap dëshminë e tij. Nuk e kam parë si të tillë dhe nëse PSRK ka thënë se kryeministri Kurti refuzon të jap dëshminë është e pavërtetë. E vetmja çështje është lokacioni por me duhet të them se sistemi i drejtësisë nuk ka qenë kurrë më i lirë se sa sot por nuk ka qenë as më politik se sa sot”, tha ajo.