Në përmbyllje të fushatës globale kundër dhunës me bazë gjinore, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video mesazhi ka adresuar thirrjen që të eliminohet dhuna me bazë gjinore dhe të gjithë të jenë bashkuar për të mbrojtur vajzat e gratë në Kosovë.
“Kemi bërë shumë, por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë punë përpara. Andaj në vend të një ceremonie përmbyllëse ju bëjë thirrje që të vazhdojmë punën e të qëndrojmë të bashkuar pa dallim gjinie, burra e gra sepse vetëm së bashku do të arrijmë të mbrojmë vajzat e gratë në vendin tonë, sot e çdo ditë tjetër”, ka thënë Haxhiu në këtë video mesazh.
Fushata “16 ditët e aktivizmit” nisi me 25 nëntor, kurse për 16 ditë të kësaj fushate janë organizuar mbi 70 aktivitete në mbarë vendin, diskutime e tryeza, aktivitete kulturore e sportive, vizita e takime me gra