Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Konferencën e Agjencisë për Barazi Gjinore të Zyrës së Kryeministrit, me temën “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”, e cila u mbajt sot në Prishtinë.
Në fjalën e saj kryetarja Haxhiu theksoi se të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje e grave, por tregues i nivelit të lirisë dhe demokracisë në një shoqëri.
Duke kujtuar gra që kanë shënuar historinë tonë, shtoi ajo, çdo përparim ka nisur nga guximi për të vepruar.
“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt barazisë gjinore, por detyra jonë mbetet që ligjet dhe politikat t’i kthejmë në ndryshim të prekshëm në jetën e përditshme të çdo gruaje dhe vajze”, theksoi ndër të tjera kryetarja Haxhiu.






