24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Haxhiu takohet me u.d Kryeprokurorin e Shtetit, u diskutua për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur takim me u.d. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, më të cilin janë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, u bë e ditur se në takim, ne veçanti u diskutua për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje – mbrojtësit e viktimave, gjegjësisht për nevojën e rritjes së numrit të tyre, bashkëpunimin me Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe Forenzikën Psikiatrike.

“Po ashtu, u diskutua edhe për ndërmjetësimin, nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve, objektet e prokurorisë në Mitrovicë dhe Prizren si dhe çështje të tjera më rëndësi të bashkëpunimit ndër-institucional.” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit