Albulena Haxhiu ka thënë se nuk do t’i votojë e vetme mandatet – pa qenë unanimisht të gjithë. 

Ndër të tjera ajo deklaroi:

“Pak para se të filloj seanca, sic jeni në dijeni, kryesuesi me qëllim të një konsesuesi na ka ftuar që të jemi të pranishëm në një takim konsultativ – kemi qenë të pranishëm dhe kemi diskutuar format cila është mënyra më e mirë për të dalë nga bllokada e shkaktuar nga opozita.

Sic e kemi thënë në vazhdimësi, vendimi i Kuvendit për moseverifikim të mandatit është i paprecedentë. Dhe në rrethana normale, ata të cilët kanë refuzuar mandatin e tyre sepse kanë kundërshtuar verifikimin – të zëvendësohen nga të tjerët. Ata të cilët janë në radhë dhe kanë fituar vota nga subjektet politike.

Kemi disa zgjedhje. Këtu janë përmendur edhe data të zgjedhjeve. Ai i PDK’së e ka përmednur 15 qershor për të shkuar në zgjedhje. Jemi të hapur që të diskutojmë data të zgjedhjeve, por edhe për këtë duhet të ketë dakordim.

Ne kemi përmendur një nga propozimet që komisioni i ri të mblidhet edhe njëherë që të shyqyrtojë raportin dhe të procedoj me Kuvendin.

Ishte dakordimi nga të gjithë që ta autorizojmë edhe njëherë këtë raport – të votohet unanimisht raporti”, tha Haxhiu