Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mënyrë krejt të pashembullt, në tubim zgjedhor, para simpatizantëve në Vushtri që thërrisnin “Albin Kurti, Albin Kurti”, ka sulmuar me emër e mbiemër prokurorin e shtetit, pasi ai po heton skandalin me rezervat shtetërore.
“Prokurori që po I çon ftesë Kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e rezervave shtetërore e ka mbyll këtë rast. Pra, prokurori Milot Krasniqi, e ka mbyll këtë rast. Tash po merret me Kryeministrin Kurti, por jo më pas 9 shkurtit.” – ka thënë ajo.