31.3 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Haxhiu: S’ka pasur asnjëherë dakordim që Limaj të jetë Kryetar Kuvendi, oferta jonë ishte gjeneroze

- Advertisement -

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dakordim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate që Fatmir Limaj të jetë kandidat për Kryeparlamentar. Limaj, javë më parë, kishte deklaruar se kishte pasur marrëveshje gojore me kreun e VV’së, Albin Kurtin, për këtë pozitë.

Sipas Haxhiut, nëse Nisma do ta merrte këtë pozitë me tre deputetë, kjo do të ishte “goditje e vullnetit të popullit”.

“Asnjëherë nuk ka pasur dakordim ndërmjet VV’së dhe partisë Nisma që Kryetari i Kuvendit t’i takojë z.Limaj. Nuk mendoj që një parti që i ka tre deputetë duhet ta ketë këtë pozitë. Kjo është me goditë vullnetin e popullit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo s’ka pranuar të ndajë detaje rreth ofertës që i kanë bërë Limajt, mirëpo vetëm e cilësoi si “ofertë gjeneroze”. Detajet tha se mund t’i shpalos vetëm Kurti.

“Oferta jonë ka qenë ofertë gjeneroze. Nuk mund të them më tepër sepse e respektoj qëndrimin e z.Kurti. Vetëm ai duhet ta bëjë publike se çka ka nënkuptuar. Nuk ka qenë këtu kandidati për Kryetar Kuvendi. Ne e kemi parë si partner në qeverisje. Mendojmë që është shtrembërim, shpërfillje e vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Haxhiu në RTV Dukagjini.

E pyetur se pse u thirr seanca në orën 22:00 të shtunën, Haxhiu e pranoi se nuk kanë pasur sinjale se do të ketë lëvizje.

“Ne ndonëse nuk kemi pasur sinjale asnjëherë që do të ketë lëvizje në këtë drejtim, kemi pasur sado pak shpresë që mund të ndryshojë dicka në këtë drejtim. Mendonim që për ta parandaluar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, opozita do të ndryshojë qëndrim”, deklaroi Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit