Home Lajme Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste

Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste

0
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar ashpër lidhur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pjesë e opinionit publik për diskursin e përdorur për ngjarjet në veri. Haxhiu e ka quajtur “fashiste” dhe tejet të rrezikshme gjuhën e kritikëve të kryeministrit shqiptar.

“Absolutisht, nuk kam dilema. Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është gjuhë fashiste. Mbajeni në mend, ua kam thënë njëherë, po ua them edhe njëherë; këta njerëz janë më të rrezikshëm sesa shumë çka tjetër në Kosovë. Diskursi të cilët e përdorin patriotat e tastaturës janë njerëzit më të rrezikshëm të këtij vendi dhe pasojat do i shohim.” – ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu ka mbrojtur Ramën duke thënë se kreu i qeverisë shqiptare ka “vizion”.

“Për dallim prej të gjithë këtyre që kanë gjuhë fashistë, të pamatur dhe të paedukatë në debatet publike, Edi Rama e ka një vizion, mund të mos pajtohesh me të, por jo ta ndërtosh diskursin e tillë që ta shpallësh dikënd më shumë mik të Vuçiqit sesa të Kosovës.” – tha ai.

Exit mobile version