Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas emêrimit për herë të dytë të Bordit të Fondit të sigurimeve shëndetësore.
Në një reagim në Facebook, ai thotë se brenda një viti Qeveria Kurti emëron dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.
“Proces tërësisht jotransparent, me shkelje procedurale dhe ligjore”, shkruan Haxhiu.
Reagimi i plotë:
Brenda një viti Qeveria Kurti emëron dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.
Në korrik 2022 kishte emëruar në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në pëbërje:
Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë,
Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave,
Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve,
Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe
Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Sot Qeveria e paska emëruar Bordin e ri te Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në pëbërje të re:
Arben Vitia,
Hekuran Nikci,
Besnik Fetahu,
Kastriot Meqa,
Ardian Shefkiu,
Izet Sadiku,
Afrim Maliqi.
Proces tërësisht jotransparent, me shkelje procedurale dhe ligjore.
Çka është bërë me anëtarët e emëruar një vit me parë, a janë shkarkuar?
Cila është arsyeja e ndryshimit të këtij Bordi brenda një viti?
Për 2 vite e gjysëm në Qeveri, brenda një viti dy herë u ndrrua Bordi i Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa nuk ka asnjë veprim për ta implementuar ligjin për sigurime shëndetësore.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=828167192010878&id=100044528135598&mibextid=Nif5oz