16.2 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Haxhiu reagon ashpër për marrëveshjen në rastin “AlbKings”

- Advertisement -

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër lidhur me marrëveshjen e arritur në rastin e grupit famëkeq “AlbKings”, duke e cilësuar atë si një akt që përforcon pandëshkueshmërinë për dhunuesit dhe poshtëron viktimat.

Ky reagim vjen pasi Prokuroria e Prishtinës ka paraqitur në gjykatë marrëveshjen me të pandehurit, të cilët planifikohet të dënohen vetëm 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro gjobë për shqetësimin e vazhdueshëm të një gazetareje.

“Nuk është hera e parë që drejtësia në Kosovë tregon fytyrën e saj patriarkale dhe të pandjeshme ndaj krimeve me bazë gjinore”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kritikuar ashpër Prokurorinë për atë që e quan kompromis të papranueshëm me autorët e dhunës.

Grupi famëkeq “AlbKings” ishte një mekanizëm i organizuar i dhunës digjitale dhe seksuale, i cili për vite me radhë ka shkatërruar jetën e shumë vajzave dhe grave në Kosovë.

“Me qindra imazhe të publikuara pa pëlqim, me përndjekje, kërcënime dhe shantazhe të vazhdueshme, ky grup ka lënë pas vetes trauma të thella, pasoja psikologjike, sociale dhe personale për viktimat. I bashkohem thirrjes së organizatave të shoqërisë civile që kjo marrëveshje të refuzohet dhe të shqiptohen dënimet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit