Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar për Ekonomia Online se partia e tij do të dalë fituese e zgjedhje të 9 shkurtit 2025.
Haxhiu ka thënë se vetëm me një kryeministër si Bedri Hamza mund të avancojë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ta krijojë një mirëqenie më të mirë për qytetarët. Ka thënë se programi i PDK-së është qeverisës dhe u jep zgjidhje problemeve të qytetarëve.
“Në këto zgjedhje kandidojmë me kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër Bedri Hamzën. Fushata elektorale e Partisë Demokratike është fushatë pozitive, një platformë politike e prezantuar përmes programit qeverisës të Bedri Hamzës i cili adreson problemet e qytetarëve edhe u jep zgjidhje atyre, me një vizion të qartë për të ardhmen, për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, për progres dhe për ta avancuar statusin edhe ekonomik e politik të Kosovës. Fushata jonë është fushatë pozitive, Kosova mundet më mirë, sepse Kosova është keq me këtë keqqeverisje të kryeministrit Kurti dhe për herë të parë Kosova ndodhet nën sanksione nga shtetet të cilat na kanë ndihmuar e na kanë mbështetur në rrugën tonë në rrugën tonë të lirisë dhe pavarësisë e të shtetndërtimit. Vetëm me një kryeministër i cili i mban premtimet e tij dhe i realizon ato, mund të avancojë Kosova dhe të krijohet mirëqenia më e mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu i cili garon edhe në këto zgjedhje për deputet, ka thënë se nëse qytetarët i kanë besuar një “mashtruesi si Kurtin”, atëherë sigurisht se do ta mbështesin Bedri Hamzën, të cilin e quan njëri të ndershëm e profesionist.
Në të takimet të cilat po i kemi në vazhdimësi me qytetarë vërehet një optimizëm i madh tek qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në këto zgjedhje. Kemi kandidatin më të mirë për kryeministër dhe po pritet jashtëzakonisht mirë tek qytetarët sepse qytetarët e kanë provuar Bedri Hamzën si ministër i Financave dhe e dinë se Bedri Hamza atë që e premton edhe e realizon. Ndoshta nuk mundemi me vlerësua në terma të tillë ‘përmbysje’ por Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese. Nëse populli ia ka dhënë mundësinë 50 për qind një mashtruesi si Albin Kurti, atëherë sigurisht se do të ketë mbështetje më të madhe për një profesionist, një njëri të ndershëm siç është Bedri Hamza dhe synimet janë që nëse një mashtrues i ka madh 50 për qind, atëherë pse të mos i merr 50 për qind edhe një profesionist dhe një njëri i ndershëm”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu ka deklaruar se kandidimi i tij për deputet po pritet shumë mirë nga qytetarët. Ka thënë se është munduar t’i adresojë të gjitha shqetësimet që i ka marrë nga qytetarët.
“Jashtëzakonisht jam duke u pritur mirë në takime me qytetarët, unë kam qëndruar në atë që e kam premtuar në momentin e parë kur jam deputet që do t’i përgjigjem çdo qytetari, do t’i dëgjoj hallet e tij dhe do të mundohem t’i bëj zgjidhje. Kam qenë kritik ndaj çdo dukurie negative të cilat kanë qenë, në veçanti me problemet në shëndetësi por për të qenë kritik gjithmonë kam ofruar dhe zgjidhjen se si duhet të zgjidhen ato, për fat keq shëndetësia jonë ka degraduar, për më keq ka degraduar edhe arsimi, sporti”.
“Mos harroni se të gjitha projektet të cilat ishin të planifikuara në investime kapitale në fushën e sportit kanë ngecur ato ku i ka lënë PDK-ja edhe pse kanë qenë të buxhetuar e me kontrata të nënshkruara, pra asnjë prej tyre nuk është realizuar për katër vite. Paramendojeni me 12 miliardë euro buxhet që ka menaxhuar kjo Qeveri, nuk e ka asnjë projekt madhor në fushën e sportit apo të arsimit të përfunduar për katër vite”.