22.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Haxhiu: Qeveritë e kaluara ishin të korruptuara, por shumë të paprekshme

- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ish-qeveritë kanë qenë të korruptuara, por të paprekshme nga drejtësia.

“Qeveritë e kalume kanë qenë tepër të korruptuara, por shumë të paprekshme. Duhet vendime të drejta gjyqësore nga institucionet tona të drejtësisë, por kur nuk e ke sistemin e pavarur, natyrisht që nuk mund t’i kesh”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se pasuria e disa politikanëve është e pajustifikueshme: “Është vend i vogël, e dimë si kanë jetuar dhe si jetojnë tani. Sa vila i kanë në lagjet luksoze – e dimë krejt. Si është e mundshme prej një page 1500 euro të kenë vila gjithandej?”

Ajo theksoi se secili që abuzon me detyrën duhet të përballet me drejtësinë, pavarësisht përkatësisë politike.

“Secili që abuzon me detyrën zyrtare duhet të japë llogari, pavarësisht a është i LVV-së. Sepse në ligjet që i bëjmë nuk themi se nuk duhet të preket njeriu i VV-së,” tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit