Deputeti i PDK, Bekim Haxhiu ka thënë se me shpalljen e datës së zgjedhjeve, Qeveria Kurti është qeveri në detyrë dhe në ikje.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook tha se kandidati i PDK për kryeministër, Bedri Hamza do të jetë kryeministër në ardhje.
“Me shpalljen e datës se zgjedhjeve për datën 9 shkurt 2025, Qeveria Kurti është qeveri në detyrë dhe në ikje. Bedri Hamza kryeministër në ardhje”.