29 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Haxhiu: Qeveria Kurti, 5 vite dështim në shëndetësi!

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, ka shkruar se  Qeveria Kurti, 5 vite dështim në shëndetësi!, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Haxhiu shkruar se pavarësisht premtimeve bombastike për “transformim”, “reformim” dhe “qeverisje ndryshe”, realiteti në sistemin shëndetësor të Kosovës është gjithnjë e më shqetësues, degradim i vazhdueshëm, lista të gjata të pritjes, keqmenaxhim kronik, korrupsion sistematik, mungesë vizioni dhe paaftësi.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti, 5 vite dështim në shëndetësi!

Pavarësisht premtimeve bombastike për “transformim”, “reformim” dhe “qeverisje ndryshe”, realiteti në sistemin shëndetësor të Kosovës është gjithnjë e më shqetësues, degradim i vazhdueshëm, lista të gjata të pritjes, keqmenaxhim kronik, korrupsion sistematik, mungesë vizioni dhe paaftësi.

Shembulli më i fundit, QKUK ka mbetur pa sigurim fizik, duke ekspozuar mjekët, infermierët dhe pacientët ndaj rrezikut të përditshëm. Kur institucioni më i madh shëndetësor i vendit nuk ka as mbrojtje bazike, çfarë mund të thuhet për pjesën tjetër të sistemit?

Nëse s’mund të menaxhojnë as rojet, si do të reformojnë sistemin shëndetësor?

Pesë vite më vonë, qytetarët e Kosovës nuk kanë parë as reformë, as transformim, vetëm dështim dhe zhgënjim të thellë.

Të ngjashme

Të fundit