Haxhiu: Projektligji për sigurimet shëndetësore është riciklim dhe propagandë

- Advertisement -

Ish- seputeti i Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër projektligjin për sigurimet shëndetësore, i cili sot u votua në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, ky projektligj nuk paraqet reformë të mirëfilltë, por është “riciklim” i versionit të vitit 2024, i rikthyer pa ndryshime thelbësore dhe pa një plan konkret për zbatim.

Haxhiu ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje (LVV) se, edhe pas më shumë se gjashtë vitesh në pushtet, po prezanton ide të vjetra si zgjidhje të reja për sistemin shëndetësor.
Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe përjashtim të profesionistëve shëndetësorë dhe qytetarëve nga procesi i hartimit të këtij projektligji.
Sipas deputetit, qytetarëve po u ofrohen “iluzione” në vend të një sistemi funksional të sigurimeve shëndetësore, duke e cilësuar këtë si përpjekje për propagandë para zgjedhjeve.
Në fund, Haxhiu theksoi se shëndeti është e drejtë themelore dhe nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

Postimi i plotê:

RICIKLIMI I PROPAGANDËS ME PROJEKTLIGJIN PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE!!!

 

Sot në Kuvend, u votua në lexim të parë projektligji për sigurimet shëndetësore, i cili në thelb nuk sjell asnjë ndryshim real në sistemin shëndetësor.

 

Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtin projektligj të vitit 2024, të ricikluar dhe të rikthyer me urgjencë, pas më shumë se 6 vitesh dështimi për të ndërtuar një sistem funksional të sigurimeve shëndetësore.

Nuk është reformë.

Nuk është risi.

Është i njëjti projektligj i vitit 2024, i ricikluar dhe i rikthyer me urgjencë.

 

LVV, pas 6 vitesh në pushtet, ende po përpiqet të shesë të njëjtat “fore” të vjetra si zgjidhje të reja.

Pa transparencë.

Pa debat publik.

Pa përfshirje të profesionistëve shëndetësorë dhe qytetarëve.

Pa plan real zbatimi të sigurimeve shendetësore.

 

Në vend të një sistemi funksional të sigurimeve shëndetësore, qytetarëve po u servohen ILUZIONE.

 

Kjo nuk është reformë.

Është përsëritje e propagandës para zgjedhjeve.

 

Këta pushtetarë duhet ta kuptojnë se shëndeti nuk është mjet për propagandë politike.

Shëndeti nuk është luks dhe as mjet fushate.

Është e drejtë themelore e çdo qytetari.

 

Qytetarët kanë nevojë për një sistem të sigurimeve shëndetësore që funksionon realisht në praktikë, dhe jo për propagandë që përsëritet para zgjedhjeve.

 

Kjo nuk është reformë.

Ky është mashtrimi i radhës.

Të ngjashme

Të fundit