-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Haxhiu: Projektligji për çmimin e barnave në interes të kompanive farmaceutike e grupeve të caktuara të interesit

- Advertisement -

Projektligji për çmimin e produkteve medicinale, sot ka kaluar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale . Por mbledhja e paraparë të nisë në orën 10:00 dështoi, pasi deputetët e partisë në pushtet nuk ishin të pranishëm, por të njëjtit u mblodhën pas më shumë se gjysmë ore për ta kaluar këtë Projektligj.

E nga opozita në mbledhje i pranishëm ishte  vetëm deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i cili tha se rastësisht duke kaluar e ka parë që po mbahet mbledhja, pa praninë e opozitës.

“Projekligji është shtyrë për sot, sepse ka pasur dhe deputet të mazhorancës, që kanë kërkuar që të rregullohet çështja e deklarimit të çmimit të prodhuesve vendor. Sot edhe pse ishte caktuar mbledhja në ora 10:00 mazhoranca nuk erdhi në mbledhje.  Pasi kanë shkuar deputetët e opozitës, ata janë mbedlhur vet për ta kaluar Projekligjin, pa diskutim me opozitën. Unë rastësisht tu shku në sallë e kam parë që po mbahet mbledhja dhe kam hyrë. E pash që kanë qenë të instruktuar prej Qeverisë, që mos të ndryshohet Projekligji dhe të votohet ashtu qysh e ka  propozu Qeveria dhe të mos merret për bazë, kërkesa që të njihet e drejta e prodhuesve vendor, për ta deklaruar çmimin dhe vendin e origjinës, që e kanë të drejtë të gjithë prodhuesit në rruzullin tokësor. Kjo e drejtë do të duhej t’i njihet dhe prodhuesve vendor të Kosovës, që janë të pakët”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se ky nen ka qenë më herët i përfshirë në Projekligj, por është fshirë dhe se ata kanë kërkuar që  ai nen të rikthehet . Por tha se megjithëse ka pasur dhe deputet të mazhorancës që kanë qenë pro të kthehet ky nen në Projekligj, ata sot kanë heshtur dhe e kanë votuar atë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit