6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haxhiu pranon se zëvnëdësi i saj takoi një prokuror për rastin Dehari: Isha edhe unë në takim

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT të Fidani në T7, ka konfirmuar takimin e zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, me një prokuror për rastin Dehari. Për këtë takim për herë të parë foli Dardan Molliqaj në Pressing, pasi u lirua nga mbajtja. Madje ministrja Haxhiu ka zbuluar se në këtë takim ka qenë edhe vetë prezente, shkruan Gazeta Express.

Ministrja Haxhiu thotë se i kanë kërkuar takim prokurorit për t’ia dhënë informacionet që i kanë gjatë kohës sa janë në detyrë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Megjithatë ministrja Haxhiu thotë se deklarata e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, se e kanë takuar prokurorin për t’i kërkuar “ngritje aktakuze” nuk qëndron.

Duke pasur parasysh që po bëhet fjalë për zv.ministrin e Drejtësisë, natyrisht që do të deklarohem. Por, sa i përket akuzave të tij [flet për Molliqajn], unë as nuk merrem me të. Atij ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët. Planit të tij ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët. Sa i përket zv.ministrit të Drejtësisë, z.Blerim Sallahu, ka qenë një takim i imi, i zëvendësit. me Prokurorin, dhe është shënim zyrtar. Pra ne asgjë fshehtë nuk kemi bërë. Sepse, ne kemi kërkuar takim me prokurorin për t’ia dhënë disa informacione që ne i kemi pasur gjatë kohës sa jemi në detyrë. Pra, e kemi takuar prokurorin, i kemi thënë këto informacione i kemi ne, tash d.m.th ai vlerëson nëse duhet të merren veprime të tjera, apo jo. I njëjti e ka njoftuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale”, ka thënë ministrja Haxhiu.

“Pra, kur ne jemi në dijeni për diçka që ka ndodhur në atë kohë, ne bëjmë vepër penale nëse e mbajmë të fshehtë atë. Ne vetem i kemi dhënë informacione, dmth të cilat ne i kemi pasur, dhe i kemi thënë këto janë ato që ne i kemi marrë, mirëpo është puna e juaj tash me i rikonfirmu informacionet që ne i kemi. Si zyrtarë kemi shku, kemi kërku takim. Kemi qenë dy, ka qenë edhe një zyrtare e prokurorisë speciale aty. Prandaj me akuzu që ka kërku me ngrit aktakuzë, sidomos kur flet për rastin Dehari, unë nuk e di qysh ka fytyrë, nuk e qysh ka ftyrë me abuzu kaq shumë në këtë drejtim. Por le ta vlerësojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”,ka shtuar tutje ministrja Albulena Haxhiu në T7.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7 ka deklaruar se zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, është takuar me një prokuror për rastin Dehari dhe se të njëjtit i ka kërkuar ngritjen e një aktakuze.

Molliqaj tutje ka thënë se pas këtij rasti, Prokuroria e ka lëshuar një qarkore ku ka kërkuar që prokurorët të mos takohen me zyrtarë qeveritarë.

“E dini pse ka ardhë kjo? Sepse zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka takuar një prokuror që i ka kërkuar me akuzu dikënd për rastin Dehari. E mandej është dërguar qajo qarkore ku duhet njoftuar Prokuroria nëse prokurorët takohen me zyrtarët qeveritarë”, kishte deklaruar Molliqaj në Pressing më 3 shkurt 2022./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit