Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bën lojëra për fajësi.
Ai ka thënë se po të donte Albin Kurti do ta zgjidhte tash Presidentin.
Kështu, ai tha se Albin Kurti po provon që të ngushtojë kohën, dhe opozita po bie në këtë kurth.
“Po të kishte dashur me zgjedh Presidentin Albin Kurti, do ta zgjidhe tash, sepse ai e dinë që sa më shumë i ngushtohet koha aq më shumë rriten ambiciet e opozitës, kjo kurth që opozita po bjen sepse më nuk është ngushtë Vetëvendosje, por lojë për fajësi”, ka thënë ai në Pressing në T7.






