22.3 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

- Advertisement -

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimin e saj se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, emri i saj nuk do të shkojë për herë të dytë në votim.

Sipas Haxhiut, votimi i fshehtë nuk është shkelje e Kushtetutës dhe kjo është konfirmuar, sipas saj, nga aktgjykimi i Gjkykatës Kushtetuese.

“Unë kam thënë që emri im me votim të fshehtë shkon vetëm një herë, pra nuk do të ketë herë të dy. Nëse nuk i marrë 61 vota, unë do të tërhiqem”.

“Dhe propozimi i dytë është që kemi thënë se ta bëjmë një marrëveshje që ta rrëzojmë komisionin për votimin e fshehtë dhe pastaj merremi vesh për kryetarin e kuvendit dhe nënkryetarët”, tha ajo.

Tutje, ajo akuzoi opozitën se po vendosin barrikada politike, derisa Lëvizja Vetëvendosje po bën kompromise.

“Për sa kohë që ne kemi bërë lëvizje, ata po vendosin barrikada. Prandaj, nuk ka kuptim për mua të thuash që po shkojë në takim dhe të mos e bëjnë asnjë lëvizje”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit