Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka pasur pretendime të mëdha se partia e vet “merr mbi 500 mijë vota” dhe se rrjedhimisht s’do të ketë nevojë për koalicion paszgjedhor.
Për më tepër, ajo pretendon se opozita “po lufton për prag, e disa për pak më shumë se prag” – në një lidhje ‘live’ në Kanal 10.
“Shkojmë nesër në Mitrovicë, sepse për shkak të marrëveshjeve të dëmshme, për shkak të politikave të gabuara, për shkak të keqqeverisjes, kemi konsideruar është e nevojshme ta vazhdojmë me Mitrovicës. Pra si një nga komunat që është ndarë pikërisht pas periudhës së luftës”
“Kurti përmendi disa nga veprimet që do t’i bëjmë në Kurti 3, do t jetë vazhdimësi e shumë reformave, do të ketë edhe çështje tjera, nesër e në vazhdimësi. E nisëm në Gjakovë, për të marshuar në krejt vendin cep më cep. Synim i kemi 500 mijë vota. Nuk garojmë me tjerët, ata disa duan të kalojnë pragun dhe disa pak më shumë se pragun”, tha ajo.