4.2 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Haxhiu për zjarrin në IML: Formojeni komisionin hetimor, dëmi ndër vite është shumë i madh

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Haxhiu ka thënë se është e shqetësuar nga ky rast dhe se nuk beson që ka pasur defekt elektrik, raporton Indeksonline.

“Hetimet preliminare theksojnë që rasti ka ndodhur sepse ka pasur defekt ne sistemin elektrik. Mund të pajtohem me ata që thonë se duket pak e besueshme, ndonëse mbi këtë kanë folur ekspert të çështjes”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo thotë se ndër vite janë zhdukur prova, ndërtimi i objektit të këtij Instituti ka qenë e gabuar dhe se jo rrallëherë ka pasur situata të tilla.

“Ju e dini se për rastin e mostrave të Astrit Deharit ende nuk ka të dyshuar, edhe pse ka pasur katër persona që kanë pasur qasje në to. Unë kërkoj nga ju të formoni sa më shpejt komisionin hetimor. Ndonëse ka pasur përpjekje maksimale që ta kthejmë besimin në IML – krimi është shumë i madh. Prandaj, kërkoj nga ju të themelohet komisioni hetimor sepse dëmi ndër vite është shumë i madh”, shtoi Haxhiu.

Ministrja e këtij dikasteri shtoi se si ministri do të bëjnë maksimumin që të sjellët ndonjë mekanizëm ndërkombëtar që të vlerësojë situatën dhe të angazhohet me çështjen e të drejtave të njeriut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit