6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Haxhiu: Për vrasjen e Balajt e Xheladinit i jam drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lidhur me nivelin e zhvillimit të procedurave dhe marrjen e përgjegjësisë nga policia rumune, për rastin e vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, i është drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, për të kërkuar informata.

Në 16-vjetorin e vrasjes së tyre, Haxhiu , ka shkruar se në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së tyre. “Para 3 vitesh zyrtarisht si ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra për vrasjen e aktivistëve protestues. Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të procedurave dhe marrjen e përgjegjësisë nga policia rumune”, ka shkruar Haxhiu.

Por ajo nuk ka treguar nëse ka marr ndonjë përgjigje në adresimet e saj.

Sipas Haxhiut Mon Balaj dhe Arben Xheladini “u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra-mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë”.

“E drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit. Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit ‘pavarësi e mbikëqyrur’, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. “Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombëtare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, emrave që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur! Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë!”, ka shkruar Haxhiu.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=8624584287612286&id=100001824020047&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit