Home Lajme Haxhiu për rastin Dehari dhe Kurtin e Konjufcën: Karma is a bit*h, gjithçka kthehet

Haxhiu për rastin Dehari dhe Kurtin e Konjufcën: Karma is a bit*h, gjithçka kthehet

0
Haxhiu për rastin Dehari dhe Kurtin e Konjufcën: Karma is a bit*h, gjithçka kthehet

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit brenda grupit parlamentar të VV-së që tronditën pak skenën politike në Kosovë.

Deputeti Haki Abazi akuzoi rëndë parinë e VV-së për manipulime me provat e rastit Astrit Dehari, ndërsa po ashtu tha se do të zbulojë shumë shpejt incizime që do të përfshijnë eksponentët e VV-së në këtë rast.

Gazetari Haxhiu, ndonëse tha se Abazi është “manipulator” që është futur në politikë me manipulime, nuk mund të lë pa faj edhe VV-në.

Ai kujton kohën kur ishte akuzuar shumë nga kjo parti dhe liderët e saj, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

“Karma is a bit*h, gjithçka kthehet”, tha Haxhiu duke thënë se tani VV po përballet me akuza të cilat nuk qëndrojnë në fakte.

Exit mobile version