Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur Qeverinë Kurti “qeveri zhvatëse, mashtruese e të mbushur me hajdutë”.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se “nuk ka mbështetje për policët, ushtarët, zjarrfikësit, mesimdhënësit, minatorët, shërbyesit civilë, profesionistët shëndetësor, punëtorët teknik e të administratës”.
E në anën tjetër, ka luks e paga të majme për këshilltarët, ministrat, presidenten e kryeministrin, thotë Haxhiu.
Reagimi i plotë:
Qeveri zhvatëse, mashtruese e mbushur me hajdutë:
I jep pagë “modeste” 7.500 euro një këshilltari militant, një urrejtësi të UÇK- së, ndërsa qe 3 vite nuk ndan asnjë cent për protezat e invalidëve të luftës.
Ministrat me shtëpi milionëshe në Marigona Hill.
Presidentes i doket pak një shtëpi veç në Marigonë, e blen edhe një në Australi.
Kryeministri blen banesë në Norvegji.
Po e pasurojnë garderobën me xhaketa me çmime deri në 2 mijë euro.
Nga të shikosh vjedhje e taksave të qytetarëve, ndërsa mbështetja për ta është zero.
Nuk ka mbështetje për policët, ushtarët, zjarrfikësit, mesimdhënësit, minatorët, shërbyesit civilë, profesionistët shëndetësor, punëtorët teknik e të administratës.
Kaq pak punë e kaq shumë hajni nuk ka pasë në asnjë Qeveri