Kryenismërtari i tërheqjes së 30% të mjeteve nga Fondi Pensional i Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se “Projekligji për Trustin duhet të dalë sa më parë për votim në Kuvend”.
Ai e ka dhënë këtë deklaratë për Gazetën Insajderi vetëm pak minuta pasi Projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti shkoi në Kuvend pa aprovim të Komisionit, pasi pesë deputetët e VV-së votuan kundër, pesë deputetë e opozitës për dhe Duda Balje nga Grupi Multietnik abstenoi.
“Sot kanë kaluar të gjitha afatet që Projektligji të jetë në Kuvend, unë shpresoj që të dalë sa më shpejt në votim, dhe i ftoj deputetët ta miratojnë atë”, ka thënë Haxhiu, për Gazetën Insajderi, duke treguar se kjo ka ndodh për shkak të presionit që Qeveria e ka bërë tek anëtarët e Komisionit.
Haxhiu përmendi rastin Duda Baljes, e cila sot abstenoi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere me arsyetimin se përfaqëson tetë deputetët e Grupit Multietnik, e sipas saj “katër janë pro tërheqjes dhe katër të tjerë kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensioanl i Kosovës”.
Derisa në në fillim të muajti maj, Balje kishte konfirmuar për Gazetën Insajderin se ishte pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.
Ndërkohë, Haxhiu ka treguar për Gazetën Insajderi, procedurën e votimit kur çështja të shkojë para deputetëve.
“Për të kaluar i njëjti në Kuvend duhet të jetë shumica e thjeshtë parlamentare, dmth të pranishëm duhet të jenë 62 deputetë, derisa 31 prej tyre duhet të votojnë për”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së për Gazetën Insajderi.