11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haxhiu për lirimin e Pantiqit: Marrëveshje klasike politike, Kurti doli në teatër dhe gënjeu

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti sot gënjeu publikisht me “çudinë” e tij për lënien në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se kreu sulm terrorist.

Ai tha se kjo ishte një marrëveshje politike dhe se për shkak të fajësisë së tij politike i shpalli tradhtarë prokurorin dhe gjyqtarin në rastin e Pantiqit.

“Kur ndalemi i analizojmë deklaratat e BE-së, pastaj Gjuriqit dhe Daçiqit dhe sot të Kurtit, tregon për një marrëveshje klasike politike që pastaj në jetën publike atakohen. Fajësia politike e pafuqia për të ndërtuar qoftë narracion, qoftë veprim politik në veri, shpalli ose vazhdoi me të vjetrën dhe shpalli tradhtarë një gjyqtar dhe një prokuror. Pastaj, ato grupe që janë me maska, brenda deklaratës së BE-së dhe brenda deklaratës serbe, që ishte e shkruar si më një dorë, barrikadat u quajtën paqësore. Njerëzit që janë me maska, nuk janë në listën për arrestim. Domethënë kanë marrë garancë nga Kurti, që s’janë në listën për arrestim dhe pastaj del teatri brenda deklaratës së tij dhe thotë se kush është ai gjyqtar, i cili ka guximin ta lirojë një terrorist. Si është e mundur që dikush të gënjejë kaq hapur dhe të na ofendojë qytetarët e vet për faktin se ai është garancë e një marrëveshje se nuk ka listë për arrestim dhe në të njëjtën kohë e shpall tradhtar një gjyqtar dhe një prokuror?”

Haxhiu në Pressing në T7 tha se është tepër shqetësuese kur instalohet gjuha e tillë në komunikata ndërkombëtare kur shpallën paqësorë njerëzit me maska.

Ai kritikoi Kryeministrin Kurti se me këto veprime u bllokuan bisedimet në Bruksel sepse s’iu pëlqente serbëve propozimi franko-gjerman dhe në të njëjtën kohë e zyrtarizoi faktin se s’mund të kontrollojë veriun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit