Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7 për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ai ka thënë se LDK-ja e kishte fushatën më të mirë.
Por Haxhiu tha se kaq vendosën qytetarët t’i japin mbështetje Abdixhikut.
Megjithatë, Haxhiu thotë se Lumir Abdixhiku e ka ruajtur një raport të shëndosh me Vjosa Osmanin.
Tutje, ai thotë se askush nuk mund të thotë se Osmani e Abdixhiku nuk do të bashkohen një ditë në të njëjtin formacion politik.
“Lumiri dhe Vjosa e kanë pasur një raport të shëndosh dhe gati jashtëzakonisht harmonizues gjatë gjithë kohës. Askush nuk është në botët e tyre, ose muhabetet, për të thënë nëse ata janë të ndarë ose që nuk të bashkohen një ditë. Krejt këto nuanca e bëjnë votuesin konfuz, e të papërcaktuar”, ka thënë ai.