-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Haxhiu për Gashin: Zë bajat në Kuvendin e Kosovës, të mos merret seriozisht

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

Deputeti i LDK’së në emisionin Pressing këtë të martë tha se çdo vendim i qeverisë fillimisht shkon në zyrat e VV’së.

Por Haxhiu thotë se Gashi nuk duhet të merret seriozisht. Ajo thotë se ai është ‘zë bajat’ në Kuvendin e Kosovës.

“Kohëve të fundit ka deklarata goxha të çuditshme edhe të pasakta”, tha Haxhiu.

Gashi duke kritikuar partinë në pushtet kishte thënë se pakënaqësi me Vetëvendosjen po kanë edhe deputetët e kësaj partie.

“Ka shumë shpifje, ka shumë thashetheme dhe rrjedhimisht unë mendoj se z.Gashi aktualisht është duke u dukur si njëfarë zëri i humbur, një zë bajat në Kuvendin e Kosovës sa që edhe jashtë tij, dhe rrjedhimisht deklaratat e tij për deputetë të VV’së të cilat u demantuan sot nga deputeti Fitim Uka, pra janë në vazhdën e këtyre deklaratave qaq bajate, pa asnjë sens, pa asnjë kuptim”, shtoi Haxhiu në T7.

“Deklaratat e tij janë komplet të pasakta, deklaratat e tij kanë një tendencë për të krijuar amulli, kanë një qëllim jo të mirë, pra dashakeq dhe rrjedhimisht mendoj se deklaratat e tilla nuk duhet të merren seriozisht dhe natyrisht që neve nuk na shqetësojnë aspak”, theksoi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit