1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Haxhiu: Për çdo admirim niveli i disiplinës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur punën e Policisë së Kosovës, të cilët po kryejnë patrullime në veri dhe janë sulmuar disa herë nga grupe kriminale atje.

Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se është për admirim niveli i lartë i përgatitjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

“Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, përfundon deklarimi i saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit