18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Haxhiu: PDK do të takohet me Kurtin vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurtit për një darkë pune me liderët opozitarë, për të diskutuar rreth agjendës legjislative.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se do të marrin pjesë në takim.Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Kurti pasi humbi betejën me BE dhe Serbinë tani po i kthehet betejës me kundërshtarët politik në Kosovës, pasi që ai nuk mund të mbijetojë pa kriza dhe pa konflikte.

Haxhiu numëron shpenzimet e harxhuara nga Qeveria Kurti për dreka dhe darka, ku thotë se tani nuk ka pse i shtohet edhe një faturë e re për konsum ditor politik.“Albin Kurti pasi humbi betejën me BE-në dhe Serbinë i kthehet betejës meskine me kundërshtarët politik në Kosovë. Ai nuk mund të mbijetojë pa kriza, pa konflike, pa armiqësi. 28 milionë euro shpenzime për dreka e darka të Qeverisë Kurti nuk ka pse i shtohet edhe një faturë e re për konsum ditor politik të mashtruesit Kurti”, tha Haxhiu.

Tutje, deputeti theksoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe një qeveri të re që di ta nxjerr vendin nga kriza dhe izolimi që e ka zhytur qeveria Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit