19.6 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Haxhiu pasi dështoi të zgjidhet sërish: Asnjëherë s’kam pasur funksion unifikues

- Advertisement -

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, pasi dështoi të zgjidhet sërish kryeparlamentare, ka thënë se asnjëherë s’ka pasur funksion unifikues e se natyrisht se për 15 vjet në politikë, ka pasur përballjet e saj, raporton Ekonomia Online.

“Që nga 15 prilli, Kuvendi mbetet i bllokuar. Kushtetuta i jep të drejtën partisë fituese që të bëjë propozimin për kandidatin për kryetar të Kuvendit, dhe jo opozitës. Populli e ka mbështetur fuqishëm Lëvizjen Vetëvendosje dhe duhet të mishërohet vullneti i popullit. Opozita nuk mund të na imponojë kandidatin për kryetar. Kjo gjuhë është e papranueshme, jo vetëm që po bëhet ndaj meje. Është misogjene, seksiste dhe i dekurajon gratë e tjera të merren me politikë”.

“Unë s’kam pasur asnjëherë funksion unifikues. Kam qenë pjesë e opozitës për 10 vjet, dhe për 5 vjet ministre. Natyrisht që kam pasur përballje politike, por asnjëherë në këto 15 vite nuk kam rënë ndesh me parimet e mia”, ka deklaruar Haxhiu

Të ngjashme

Të fundit