16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Haxhiu pas vizitës në SHKK: Theksuam zotimin për modernizimin e infrastrukturës dhe profesionalizimin e stafit

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se gjatë vizitës në Shërbimin Korrektues të Kosovës, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksuan angazhimin e qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës brenda institucioneve korrektuese.

Në një postim në Facebook, ndër të tjera, Haxhiu thotë se kjo vizitë është pjesë e angazhimit për të monitoruar dhe përmirësuar sektorët kyç të sigurisë dhe shërbimeve publike.

Më poshtë postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla zhvilluam një vizitë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Në këtë takim theksuam rëndësinë e reformave të qëndrueshme dhe angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës brenda institucioneve korrektuese dhe forcimin e mekanizmave të rehabilitimit. Po ashtu theksuam bashkërisht zotimin për modernizimin e infrastrukturës dhe profesionalizimin e stafit të SHKK-së, duke nënvizuar që siguria dhe trajtimi dinjitoz janë thelbësore për ne.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimit tonë për të monitoruar dhe përmirësuar sektorët kyç të sigurisë dhe shërbimeve publike. Ajo do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, për të siguruar që Shërbimi Korrektues të funksionojë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit