5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haxhiu pas vendimit për Manastirin e Deçanit: Krejt jeta politike e Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi Qeveria mori vendim të ja jap Manastirit të Deçanit, shkruan Scanner.

Sipas Haxhiut, jeta politike e kryeministri Kurt është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

Postimi i plotë i tij:

Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.
U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit.
I fali 1000 hektarë tokë për një antarësim në KE.
U dorëzua në luftë…!
U dorëzua në daialog, pa kushte.
U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën.
Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe.
U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpuntorët.
U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative.
U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar.
U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore.
U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi.
U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në Mjekësinë Ligjore.
Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vertetën e rastit të Astritit.
Asnjë zotim, premtim i përmbushur.

Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim.

https://www.facebook.com/share/p/xPHDiEaqwEY8FouB/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit