Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mohuar kategorikisht se mund të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Në “Politiko” Haxhiu ka thënë se as PDK-ja as LDK-ja dhe as AAK-ja nuk janë partnerë koalicioni për LVV-në.
“Jo nuk ka asnjë shanse që ne të shkojmë në koalicion me PDK-në, te LDK-ja nuk shkojmë. Nuk janë partner tonë të koalicionit as PDK as LDK as AAK”, ka thënë Haxhiu.