Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjarët e tre shqiptarëve që humbën tragjikisht jetën dje në një kantier ndërtimi në Vjenë.
“Lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në kantierin e ndërtimit në Vjenë më tronditi thellësisht.
Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që prek të gjithë ne.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, ka thënë kryetarja Haxhiu.






