19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Haxhiu: Nëse zgjedhjet dhe Asociacioni s’definohen deri në tetor, atëherë mund të arrijmë në pikën që paralajmëroi Macron

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në prag të takimit në Bruksel duke shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale.

Haxhiu theksoi në “Pressing” se vendi është në një pozitë më të vështirë se kurrë më parë.

Ai beson se një sekuenca e negociatave do të ndodh më datën 16-17 shtator, ndërsa për takimin e tetorit, ai parashikon që aty mund të përcaktohen çështje të rëndësishme si zgjedhjet dhe krijimi i Asociacionit.

”Gabime taktike të lidershipit të Kosovës kanë qenë ndoshta dëshpëruese, jemi në një pozitë që kurrë s’kemi qenë më keq. Besoj se një sekuecnë e këtyre negociatave do të ndodh më datën 16-17 shtator, dhe aty do të ketë mesazhe deri në takimit te tetorit kur pritet ndoshta të definohen zgjedhjet dhe Asociacioni dhe nëse këto nuk ndodhin atëherë vijmë te ajo pika që e ka paralajëmruar Macron që është konferencë“, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit