22.3 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Haxhiu nervozohet me gazetarin që e pyeti “pse s’po tërhiqet”: S’ke të drejtë të ma kërkosh, shko, mos më dëgjo

- Advertisement -

Pas 42 dështimesh që të zgjidhet kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është nervozuar me një gazetar i cili e pyeti se pse nuk po tërhiqet nga kjo kandidaturë.

Gazetari e pyeti se pse Vetëvendosje nuk po e merr hapin e parë.

“Pse s’po e bëni hapin e parë, të tërhiqni prej kandidaturës?” – e pyeti ai, transmeton Nacionale.

Kjo duket se e nervozoi Haxhiun, i cili i tha gazetarit se s’ka të drejtë t’ia kërkojë një gjë të tillë.

“Cilin hap? E para nuk keni asnjë të drejtë t’ia kërkoni jo mua, askujt tjetër, tërheqjen, sepse ju jeni gazetarë”.

“Po pyes…” – tha gazetari, duke tentuar që të vazhdojë pyetjen e tij.

“Nuk mendoj që i ndihmon gazetarisë që ju jeni sot në rolin e opozitës. Është e drejta e VV-së ta bëjë propozimin. Jam tu folë, nëse ke mundësi me më dëgju, shko atëherë, lirisht mund të shkosh dhe mos më dëgjo, po flas pë rata që po dojnë me dëgju, s’je vetëm ti këtu” – tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit