4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Haxhiu në Malmo: Bën thirrje për regjistrimin e mërgatës

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vizitës në Berlin ka vazhduar për në Malmo, atje ku priti në takim vajza dhe gra, mbështetëse të Lëvizjes.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haxhiu bëri të ditur se në këtë takim si temë diskutimi kishte thirrjen për marrjen pjesë të mërgatës në regjistrimin e popullsisë.

Ndër tjerash, Haxhiu potencoi se si temë diskutimi kishte edhe dhunën e femicidin.

“Në këtë takim të përzemërt, folëm për regjistrimin e popullsisë si thirrje për regjistrim të mërgatës sonë, për reformat e Qeverisë, sidomos për veprimet e masat që i kemi ndërmarrë në raport me vajzat dhe gratë por edhe për rregullimin e nënshtetësisë, e po ashtu edhe për dhunën e femicidin, politikat që ndërlidhen me edukim, pavarësi financiare, rehabilitim e ndëshkim”, shkroi Haxhiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit