Ministrja Haxhiu adresoi disa nga kritikat e deputetëve opozitarë në lidhje me arrestimin e shefit të KEK-ut, z. Nagip Krasniqi, javën e kaluar.
Ajo u shpreh mes tjerash se: “Kjo nuk është drejtë. Kjo është drejtësi selektive.”
Haxhiu përmendi edhe raste që sipas saj nuk janë trajtuar nga ana e Prokurorisë.
“Më lejoni të ju njoftojë që vetëm ministria e Ekonomisë ka adresuar më shumë ndoshta se njëzat lëndë, qoftë në Polici e qoftë në Prokurori! Për asnjërën prej tyre, asnjëherë, nuk është ftuar askush që i ka deponuar këto raste.” – u shpreh znj. Haxhiu në fjalën e saj.
Më konkretisht, ajo përmendi edhe rastin e një prone publike duke e akuzuar direkt një ish-ministër për të.
“Kam gjetur në Ministrinë e Drejtësisë, ta zëmë, që prona publike nga ish-ministri e ish-drejtori i burgjeve i është dhënë privatit.”
Sipas ministres, Prokuroria kishte thënë se për këtë rast dëmi nuk ishte bërë dhe prandaj çështja nuk ishte trajtuar.
Sulmet ndaj Isufajt
“Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet Qeveria Kurti. Neve na duhet një Kryerokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë…” – tha znj. Haxhiu në fjalën e saj.
Ndërkohë, u tregua edhe më e ashpër kur i tha këto fjalë:
“Nuk mundemi edhe me shtatë vite me e çu me një prokuror që është i paaftë, që nuk ka integritet moral…”
Ajo tutje akuzoi partitë opozitare që kishin qenë të përfshirë në korrupsion e krim.